Trajneri i Liverpoolit, në konferencën e mbajtur dje para ndeshjes me Huddersfield, ka kritikuar organizimin e Ligës së Kombeve, duke thënë se është njësoj sikur Anthony Joshua të ndeshet në çdo të dytën natë.
Shumë lojtarë të Liverpoolit kanë qenë të angazhuar në kombëtaret e tyre në Ligën e Kombeve për ndeshjet e tetorit.
“Në një pikë të caktuar duhet të ndalemi dhe të mendojmë a duam të shohim opera çdo natë, apo çdo dy muaj? Askush nuk do ta shikojë Anthony Joshua të ndeshet në çdo të dytën natë. Është e pamundur. Në asnjë sport tjetër nuk ndodh”, ka thënë Klopp për BBC, teksa kritikonte Ligën e Kombeve’.
“Vetëm në futboll të gjithë duan të kenë kompeticione me skuadra që bien nga kategoria, ngjiten, luajnë për diçka. Liga e Kombeve është një ide e mirë, por duhet bërë në një sport tjetër, sepse nuk ka vend në futboll për të”