Çfarë po ndodh me fytyrën e Beatrix Ramosajt? Vështirë se njihet (Foto)

Ndonëse njihet si njëra nga fytyrat më simpatike të estradës, Beatrix Ramosaj dëshmon të kundërtën kësaj here.

Ajo momentalisht është në Paris të Francës bashkë me vëllaun e saj, Alban Ramosajn dhe miqtë e ngushtë, Oriola Marashin, Endrit Mertirin, shkruan lajmi.net

Nga ‘Qyteti i Dashurisë’, Ramosaj vazhdon të publikojë imazhe dhe video të ndryshme teksa tregon se është duke kaluar çaste tejet të mira.

E në foton e fundit na lë me gojë hapur të gjithëve, pasi duket tejet ndryshe dhe me një theksim të dukshëm të ‘Fotoshopit’ të përdorur.

Nga ana tjetër, fiziku i saj është në top-formë edhe pse pamja e saj është paksa e frikshme. Nuk dihet nëse atje janë duke punuar rreth ndonjë projekti apo thjesht artistët po shijojnë jetën?

“Get High”, është bashkëpunimi i dyshes së famshme i lansuar para një muaji.