Dietë me lëng limoni

Një gotë ujë me lëng limoni ka mjaft efekte të mira për organizmin tonë.

Kjo pije mund të konsumohet e ftohtë ose e ngrohtë, në varësi të stinës. Limoni ka mjaft antioksidantë dhe ndihmon ata që duan të dobësohen në mënyrë të shëndetshme.

Dietologët thonë se është e këshillueshme që të zëvëndësohet kafja e mëngjesit me lëngun e limonit.

Lëngu i limonit ndihmon në pastrimin e organizmit duke larguar helmet nga trupi ynë. Dietat tona janë të pafundme dhe kur ne e përfundojmë, sërish marrim të njëjtën peshë që kemi pasur. Ndaj mjekët janë më tepër të prirur për të na drejtuar drejt produkteve natyrale.

Është e rëndësishme që dietës suaj ti shtoni edhe limonin, pasi është i pasur me antioksidantë dhe ndihmon në rënien e peshës në mënyrë të shëndetshme, duke marrë gjithashtu vitaminën C.