Maqedoni: Rriten çmimet e pemëve dhe perimeve

Maqedoni: Rriten çmimet e pemëve dhe perimeve

Sipas të dhënave të Entit Shtetëror për Statistikë për dallim nga viti i kaluar, këtë vit në Maqedoni çmimet e perimeve të freskëta janë rritur për 7.4% ndërsa pemët për 0.7%.

Por tregtarët fajin ia lënë interesimit të ulët të qytetarëve për të blerë, njofton AlsatM.

“Po edhe lirë edhe shtrenjtë. Njerëzit nuk kanë para. Shitjet janë të vogla, nuk ka njerëz, nuk ka të holla. Çmimet janë të njëjta ose të ngjashme me vitet e kaluara”, është shprehut një shitës.

Ndërsa sipas blerësve çmimet e larta janë si pasojë e mos interesimit të qytetarëve për të punuar tokën.

“ Krahasim me vitet e kaluara janë shumë më shtrenjtë. Kjo sepse njerëzit nuk punojnë, përtojnë të punojnë dhe kur vjen diçka prej jashtë është normal që të jetë shtrenjtë”, ka deklaruar një qytetarë.

Përveq këtyre produkteve sipas Entit në muajin shtator kishte rritje edhe në lëndët djegëse për amvisëri, mobiljet shtëpiake dhe shërbimet hotelierike.