Rama: Shqipërinë do ta bëjmë vend të pajetueshëm për kriminelët

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar pas operacioneve të zhvilluara nga policia e Shtetit me qëllim kapjen e personave...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar pas operacioneve të zhvilluara nga policia e Shtetit me qëllim kapjen e personave me precedentë penal.

Rama deklaron se lufta kundër krimit do të ashpërsohet dhe se ky vend do të bëhet i pajetueshëm për kriminelët.

“Atyre që bëjnë politikë me krimin, lufta kundër krimit u rrit dëshpërimin. Sa më fort do ta godasim krimin, aq më e dëshpëruar do të bëhet kundërvënia e tyre! Ne do ta bëjmë këtë vend të pajetueshëm për kriminelët dhe të pashpresë për ata që me krimin bëjnë politikë deri në fund”, thekson kryeministri.