Publikohen fotot e para pas lëndimit të Messit (Foto)

Leo Messi nuk do të jetë në gjendje që të luaj për Barcelonën për disa javë.

Leo Messi pësoi lëndim në fitoren 4 me 2 të Barcelonës ndaj Sevillës në vikend.

Argjentinasi ishte shumë afër që ta thyente krahun, por që pësoi vetëm me një ndrydhje.

‘AS’ ka ndjekur Messin nga afër, duke sjellë fotot rreth lëndimit të tij.

Duket se argjentinasi ka kaluar nëpër një lëndim të lehtë, pasi ka të mbështjellur krahun me një fashë.