Pas lajmit për shtatzëni, Almeda mahnit me këtë imazh

Almeda Abazi dhe Tolgahan Sayisman kanë dhënë lajmin e gëzueshëm.

Almeda Abazi sipas medieve turke po pret të bëhet nënë për herë të parë.

Lajmi për shtatzëninë e saj ka qarkulluar në të gjitha mediet gjatë ditës së djeshme, ndërsa Almeda ka reaguar përmes një postimi në Instagram.

Bukuroshja shfaqet e veshur në të zeza, kurse fotoja tregon se shtatzënia ia ka shtuar nurin edhe më shumë.

Kujtojmë që ditë më parë, Almeda Abazi ka debutuar në tregun muzikor me këngën “Alabama”.