Zbulon aksidentalisht të dashurin, Enca fshiu postimin por nuk iu iku fansave

Para pak ditësh Enca festoi ditëlindjen e saj të 23-të në Francë, ku e shoqëruar ishte me motrën e saj Uindi dhe disa shoqe.

Krevat të mbushur me lule, shampanjë dhe qirinj ishte ambienti që iu bë surprizë por për këtë Enca falënderoi motrën e saj duke mos lënë të aludohet nëse ishte dikush tjetër krah saj.

Po ashtu edhe në çdo intervistë, këngëtarja ka deklaruar që është beqare dhe se dashuria e saj është muzika.

Mirëpo si duket nuk është tamam kështu, pasi në një postim të saj në SnapChat, Enca ka postuar fytyrën jo të plotë të një djali që i i dërgon puthje.

Dyshimet që Enca është në një marrëdhënie shtohet nga fakti se ajo e ka fshirë foton brenda pak minutash.