Florentino Perez është ngopur nga ai dhe ka ftuar skuadrat të mëdha evropiane të bëjnë oferta për të.
Marrëdhënia midis presidentit Florentino Perez dhe Cristiano Ronaldos është më e thyer se kurrë. Presidenti i Real Madridit nuk ka hezituar të marrë telefonin dhe të ofrojë te disa klube sulmuesin e madh portugez.
Sipas mediumit spanjoll Diario Gol, drejtuesit e Los Blancos tashmë janë duke menduar seriozisht të heqin qafe Cristianon në afatin e verës që vjen.
Sulmuesi portugez është një shpenzim brutal financiar për klubin dhe nuk kryen punë më ashtu siç bënte më parë.
Në fakt, Ronaldo vetë e ka kërkuar disa herë nga Reali një rritje pe. Një rritje që nuk është e gatshme klubi t’ia japë, edhe pse ka fituar shumë çmime.
Qëllimi që ka Perez është që një klub i fuqishëm në Evropë të vijë dhe të lërë milionat për të. Kjo është arsyeja pse ai i ka thirrur klubet që janë të interesuara për atë duke pyetur se si është situata, duke u thënë atyre: “a doni të nënshkruani me Cristiano Ronaldon?”
Por, befasia që ka marrë është se askush nuk është i gatshëm të paguajë shumën që Madridi kërkon për të. As nuk paguajnë pagën që kërkon lojtari. Ronaldo është ende i vendosur që ai është numër një dhe nuk e kupton pse askush nuk do t’i paguajë atij milionat që kërkon.
Megjithatë, Perez është njeri me burime të ndryshme dhe ide. Ai tashmë ka një plan. Qëllimi numër një i presidentit është që Neymar të përfundojë i veshur me të bardha dhe sa më shpejt që është e mundur.
Kjo thuhet se është arsyeja pse ai i ka propozuar PSG-së një shkëmbim kartonësh mes portugezit dhe brazilianit, dhe kështu e bën më të lirë nënshkrimin e Neymarit.
Një Neymar i cili, në anën tjetër, i ka thënë Perezit se ai nuk do të arrijë në Madrid derisa lojtari nga Madeira [Ronaldo] nuk ka ikur nga Santiago Bernabeu.