Ermali viziton motrën në Amerikë, si rrallë herë, publikon foto me të (FOTO)

Ermali viziton motrën në Amerikë, si rrallë herë, publikon foto me të

Ermal Fejzulahu publikon foto me motrën e tij, Bulzën.

Duket se këngëtari Ermal Fejzullahu ka kaluar disa ditë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

E atje tash e sa kohë jeton me familje motra e tij, Bulza, shkruan Gazeta Express.

Ermali ka zgjedhur që këtë herë të publikojë një foto me të, ndërsa ka shkruar disa fjalë shumë të bukura për motrën.

"Motra është një dhuratë për zemrën, një mike e shpirtit dhe një fije ari në kuptimin e Jetës … Shihem prapë së shpejti motër...", janë fjalët e Ermalit.