• E mërkurë / May-21 20:31
  • Kontakt

Si do të duket formacioni i Barcelonës pa Messin në ‘El Clasico’?

Lajmi që Lionel Messi do të mbetet jashtë fushave për tre javë pas thyerjes së krahut të djathtë ka sjellë panik mes tifozëve të Barcelonës.

Lajmi që Lionel Messi do të mbetet jashtë fushave për tre javë pas thyerjes së krahut të djathtë ka sjellë panik mes tifozëve të Barcelonës.

Si për rastësi jo të mirë, ai lëndim duhej të vinte para ndeshjes më të rëndësishme të sezonit, atë kundër Real Madridit në ‘Camp Nou’.

Arsye për shqetësim edhe duhet të ketë, kur dihet se Messi është ‘mbreti’ i El Clasico me më shumë gola të shënuara (26) dhe me më shumë asistime (14).

Thjeshtë në këtë kuptim, ai është i pazëvendësueshëm. Megjithatë, dikush duhet të mbulojë boshllëkun e mbetur nga Lionel Messi për derbin e së dielës.

Ernesto Valverde në paraqitjen e fundit para medieve tha se ka shumë opsione për zëvendësimin e Messit, por zgjedhja e parë duket talenti francez Ousmane Dembele, të cilin Barcelona e transferoi një vit më parë nga Borussia Dortmund për 105 milionë euro.