Djali i deputetit të PS Bashkim Fino, Redi Fino martohet me vajzën e Gëzim Podgoricës, ish drejtor i Agjencisë Telegrafike Shqiptare (ATSH) dhe anëtar i Kryesisë së LSI.
Redi Fino do i japë fund beqarisë duke kurorëzuar lidhjen me Edlira Podgoricën.
Dasma pritet të zhvillohet së shpejti dhe për detajet lidhur me të ftuarit apo ceremoninë do të shkruajmë në vazhdim.
Ndërkaq, po publikojmë disa foto të çiftit simpatik.