Tayna sërish ndërron stilin e flokëve, shihni sa joshëse duket

Tayna ka nisur xhirimet e klipit të ri.

Reperja nga Prizreni, Tayna është duke punuar në projektin e ri muzikor që pritet të lansohet së shpejti.

Duket se në videoklipin e ri ajo vjen siç nuk e keni parë kurrë, e cila ka ndryshuar edhe stilin e flokëve nga brune në bionde.

Megjithatë, në foton e fundit që ndau me ndjekësit Doruntina shfaqet mjaft ‘e nxehtë’, flokët e së cilës sërish tërheqin vëmendje.  Sido që të jetë, këngëtarja ka marrë komente nga më të ndryshmet dhe mjaft pozitive.

“Ato dëshirojnë të bëhen si unë, por nuk mund të bëhen boss”, ka shkruar ajo.

“Doruntina”, është kënga e fundit që ka lansuar ku ka marrë afro 9 milionë klikime në kanalin, Youtube kurse tani presim ‘goditjen’ e radhës nga ajo.