Ky është reperi shqiptar që refuzoi duetin me Tunën

Një emër që po tregon sukses në industrinë e muzikës edhe pse i ri në këtë fushë, është edhe Kidda.

Kidda ishte i ftuar së fundi në emisionin “NIN”‘, ku foli rreth jetës profesionale dhe asaj private.

Në rubrikën “Thuaje ose haje”, Kidda u vu në siklet kur u pyet se kush ishte një emër i njohur i estradës që ky kishte refuzuar të bënte bashkëpunim me të.

“Me Tunën, s’kam pranuar”, është përgjigjur prerë Kidda, duke habitur të gjithë me këtë deklaratë.

Kujtojmë që një projekt i suksesshëm nga Kidda realizuar gjatë sezonës së verës ishte “Flakë”, në duet me Ermal Fejzullahun.