Pas ndarjes nga i dashuri, shikojeni çfarë i komenton Rita futbollistit Neymar

Rita Ora krahas jetës profesionale është vazhdimisht e komentuar edhe për jetën private.

Rita Ora ka pak kohë që ka konfirmuar ndarjen nga Andrew Watt, me të cilin ishte në lidhje për disa muaj, shkruan lajmi.net.

Këngëtarja së fundi i ka bërë koment futbollistit të njohur brazilian, Neymar, mbi videon ku shihet në stërvitje me klub.

Ritës i kanë pëlqyer lëvizjet që bënte futbollisti në stërvitje, andaj i ka shkruar “Shumëëë mirë”.

Kujtojmë që projekti i fundit nga Rita Ora është “Let You Love Me”, kurse së shpejti do ta lansojë edhe albumin e ri me titull “Phoenix”.