Partia Demokratike Shqiptare takim me banorët e B.L. Bukurocë, Zhunicë, dhe Stacion Hekurudhor (Video)

Partia Demokratike Shqiptare po vazhdon me tubimet e saj degë më degë, duke kërkuar votën për zgjedhjet për Këshill Nacional...

Tubimi i radhës ishte mbrëm me banorët e bashkësisë lokale Bukurocë, Zhunicë dhe Stacionit Hekurudhor, tubim ky i mbajtur në sallën e edukatës fizike të shkollës fillore të fshatit Zhunicë.

Të pranishëm ishin një numër i madh i banorëve të këtyre bashkësive lokale ku në fillim të këtij tubimi parazgjedhor me një fjalë ju drejtua të pranishmëve Albiona Ibrahimi nga forumi i gruas së PDSH-së dhe Muhamer Musliu.

Më pas me një fjalë rasti ju drejtuan edhe kanditatët për KNSH, si Enver Mehmeti kanditat për kryetar të KNSH-së si dhe kanditati për anëtar të KNSH-së që vjen nga bashkësia lokale Zhunicë z. Hajredin Hyda.

Me një fjalë rasti të pranishmëve ju drejtua edhe Shukri Ymeri nga PDSH njëherit kryetar i KNSH-së.

Në fund me një fjalim ju drejtua të gjithë anëtarëve dhe simpatizantëve të PDSH-së lideri i kësaj partie z.Ragmi Mustafa.

z.Mustafa përveç që foli rreth rëndësisë së Këshillit Nacional ai fokusin më të madh të këtij fjalimi ja dha edhe bashkimit të Luginës së Preshevës me Republikën e Kosovës, ku sipas Mustafës kjo do të ndodhë shumë shpejtë.

Partia Demokratike Shqiptare do të vazhdojë edhe më tej me tubime degë me degë me banorë të tjerë të bashkësive lokale duke kërkuar votën e tyre që të dielën më 4 nëntor të rrethojnë numrin 5 Partinë Demokratike Shqiptare.