Florentina B. Rama kandidate nga Lista qytetare AFEDS fton që votohet nr. 6

Florentina B. Rama kandidate nga Lista qytetare AFEDS fton që votohet numëri 6...

Të dashur qytetar, miq e bashkatdhetarë, të jetosh në Medvegjën e ditëve tona, nuk është aspak lehtë, sidomos në kushtet e një vendi si ky i yni që pretendon t’i bashkohet familjes evropiane.
Të duash t’i bashkëngjitësh vendeve të civilizuara, duhet të kesh një udhëheqës, shoqëri të shëndoshë, përparimtare, pra një mjedis të civilizuar, me të drejta të garantuara si nga njëri kah ashtu dhe në kahun tjetër gjinor.

Të jesh femër në vendet tjera shpesh konsiderohet si fatbardhësi, kurse tek ne nuk mund të them të njejtën gjë, Bile edhe më keq, fatkeqësisht.
Unë si femer e lindur në këtë vend nuk gezova të drejtën e shprehjes së lirë të mendimeve, apo të luaj rol në shoqëri ti kontriboj mjedisit që më rriti e më shkolloi. Siç e dini femrat ende konsiderohen si "qenie pa vlerë" dhe e "paaftë", inferiore ndaj burrit dhe e pazonja për të arritur maja e suksesve.

Që kur jam angazhuar në listën qytetare të z.Muharrem Salihut, tani po vërej ndryshime.
Tani unë kam rolin tim në shoqëri, mua më është dhënë besimi dhe mundësia të bëjë më shumë për vendlindjen.

Unë e bëra zgjedhjen!
Mos hezito, bëje edhe ti!.. se vetëm bashkarisht do t'ia arrijmë qëllimit.
Shumë duar gurin do ta bëjmë me të lehte!

Rroftë Medvegja, Zoti e bekoft popullin tim!

Pra VOTO Nr.6

Kandidate nga OJQ Lista qytetare AFEDS që i prinë Muharrem Salihu.