Pas arrestimit të Stresit, vëmendja e madhe mediatike shkoi tek vajza me të cilën u gjet në hotel.
Madje u përfol për një ndarje të mundshme mes tij dhe Kejsit pasi në pothuajse të gjitha portalet në fokus të veçantë përmendej detaj.
Sa i përket arrestimit të të fejuarit të saj, ndarjes dhe tradhtisë, Kesjsi ka folur për herë të parë në një intervistë për ‘Who’.
Vajza që ia rrëmbeu zemrën reperit shqiptar e mohoi ndarjen.
‘’Ne nuk jemi ndarë. Për mua familja është gjëja më e shtrenjtë dhe luftoj për të. Nuk dorëzohem kollaj, mesa duket e kemi të përbashkët të dy këtë gjë. Si është kjo historia juaj kështu, me fshirje fotosh, unfollow, pastaj rikthim në bazë? Ne i kemi password-et e njëri-tjetrin, ndaj nuk na intereson shumë follow. Pastaj sa për fotot, Arkimedi ka vendosur ta ndajë jetën private nga karriera dhe unë e mbështes vendimin e tij. S’ka lidhje, nëse do kishte ndarje, do kishte deklaratë prej nesh’’ tha ajo.
Sa i përket të ashtuquajturës tradhti, mund të duket e pabesueshme por kjo aspak nuk i intereson Kejsit e cila ndihet e qetë dhe e dashuruar marrëzisht me reperin.
‘’ Të them të drejtën as nuk e mendoj këtë pjesë. Nuk e konsideroj si temë derisa të perballem vetë me Arkimedin, dhe nuk lejoj asnjë akuzë mbi të, të më ndikojë deri atëherë. Mendoj se çdo njeri ka të drejtë të japë shpjegimin e tij dhe më pas kam të drejtë unë të vendos dhe të peshoj përgjigjen që më është dhënë. Burrit tim i vendosën shumë akuza që tashmë janë hedhur poshtë, ndaj nuk ju zë besë. Megjithatë kjo temë më përket mua dhe bashkëshortit tim, nuk kemi pse të bëjmë gjyq publik. Më vjen keq që njerëzve ju intereson kaq shumë kjo pjesë që i përket jetës sime private. Mendoj që tregon nivel të ulët nga ana e tyrë, sepse ata që e kanë jetën e mbushur, nuk rrinë nëpër internet të komentojnë jetën e të tjerëve. Prandaj mund të them nuk më vrasin komentet dhe opinionet, sepse për jetën time përgjigjem vetëm unë. Lidhjet në largësi nuk janë asnjëherë të lehta, por ne ia kemi dalë me të gjitha vështirësitë, pa ndërhyrjen e askujt dhe ja ku jemi bashkë prej 4 vitesh’’, ka përfunduar ajo.