Këto katër ndeshje do të vendosin se kush do të jetë trajneri i ri i Realit

Real Madrid zyrtarisht është ende pa trajner.

Emërimi i Santiago Solarit në vendin e Julen Lopetegui është i përkohshëm, dhe trajneri argjentinas aktualisht ndodhet në prova.

Sipas rregullave të Federatës së Futbollit të Spanjës, kur skuadrat largojnë trajnerët kanë një afat prej 15 ditëve për prezantimin e trajnerit të ri.

Solari është në krye të Real Madridit, dhe ai ka dy javë për të bindur nëse do t’i ofrohet kontratë deri në fund të sezonit.

Për të bindur Perezin, Solarit i duhen rezultate të mira në ndeshjet kundër Valladolid (3 nëntor), Plzen (7 nëntor) dhe Celta Vigos 11 nëntor.

52 vjeçari tashmë ka kaluar testin e parë, duke fituar në Kupën e Mbretit në udhëtim te Melilla me rezultat 0-4.