Ndërron jetë ish-konkurrentja e ‘The Voice’

Ka ndërruar jetë ish- konkurrentja e ‘The Voice’, Beverly McClellan.

Ish- konkurrentja e ‘The Voice’, Beverly McClellan vdiq në moshën 49 vjeçare pas një përballje të rëndë me sëmundjen e kancerit e cila edhe arriti ta mposhtë.

Sipas medieve të huaja, Beverly në momentin e vdekjes ishte e rrethuar nga më të dashurit përshirë partneren e saj Monique.

Kujtojmë se ajo ka qenë e treta në sezonin e parë të The Voice dhe ishte pjesë e ekipit të Christina Aguilera.