Milner i dëshpëruar me barazimin ndaj Arsenal

Liverpool dhe Arsenal kanë ndarë pikët në kryendeshjen e xhiros së 11-të në Premierligë.

Skuadra e Liverpool ishte e para që kaloi në epërsi me anë të James Milner. Në anën tjetër ishte Lacazette që u përkujdes për rezultatin përfundimtar.

Liverpool pati edhe disa raste të mira shënimi. Van Dijk në një situatë ishte i vetëm përballë portierit por nuk finalizoi si duhet.  Gjithashtu “The reds” goditën njëherë edhe shtyllën.

Vendimi më kontravers  ishte anulimi i golit të Mane, i cili gol ishte krejtësisht i pastër.

Pas ndeshjes i mërzitur është shprehur James Milner. “Jemi shumë të dëshpëruar, por besoj se kjo është gjë e mirë, duke llogaritur se luajtëm si mysafir tek Arsenal. Të jesh një gol avantazh në pjesë të dytë dhe të mos e shfrytëzosh, kjo na bën të dëshpëruar” ka thënë Milner në konferencën për shtyp pas ndeshjes.

“Me shancat që kemi krijuar është dashur të shënojmë edhe disa gola. Duhet të jemi më konkretë para golit” ka përfunduar veteran anglez.

Me këtë barazim, Liverpool i jep mundësinë Manchester Cityt të shkëputet me dy pikë në krye të tabelës.