Ushtrimet mposhtin dhimbjen e kokës

Hulumtimi më i ri na tregon se si ushtrimet mund jenë po aq të mira sikur ilaçet që ndihmojnë te mig

Migrena tipike ndikon në gjysmën e kokës, pulson si rrahjet e zemrës dhe zgjat prej 4 deri 72 orë. Simptomat përfshijnë të përziera, të vjellat, fotofobinë (ndjeshmërinë e madhe në dritë) dhe hiperacusisin (ndjeshmëria e rritur në tinguj).

Hulumtuesit nga Akademia Sahlgrenska në Suedi kanë analizuar se sa mirë funksionojnë ushtrimet si shërim për migrena, në krahasim me ushtrimet e relaksimit ose ilaçet.

“Përfundimi ynë është që ushtrimet trupore mund të veprojnë si alternativë për ushtrimet e relaksimit ose ilaçet, kur është në pyetje parandalimi i migrenës,” thuhet në deklaratën e hulumtueses kryesore, Emma Varkey, nga Akademia Sahlgrenska.

Hulumtimi ka përfshirë 91 pacientë që vuajnë nga migrena. Një e treta e tyre kanë ushtruar 40 minuta nga tri herë në javë nën mbikëqyrje, një e treta kanë bërë ushtrimet e relaksimit, ndërsa një e treta ka marrë ilaçet topiramate.

Hulumtimi ka zgjatur tre muaj gjatë së cilës periudhë është përcjellë gjendja e migrenës te pacientët, kualiteti i jetës, kapaciteti aerob dhe niveli i aktiviteteve fizike të cilat janë matur para, gjatë dhe pas trajtimit.

Rezultatet kanë treguar se si numri i migrenave ka rënë tek të tri grupet. Është interesante që nuk ka pasur kurrfarë dallimesh në efektet preventive në mes tri trajtimeve.