• E mërkurë / May-15 07:23
  • Kontakt

Alketa Vejsiu ‘thumbon’ Robertin për afërsinë me Leila Krajën, reagon këngëtari

Këngëtari Robert Berisha dhe modelja Leila Kraja kanë shkuar si çift në ‘Dance With Me’.

Robert Berisha dhe partnerja e saj në ‘Dance With Me’, Leila Kraja, janë çifti më i komentuar nga stafi i spektaklit por edhe nga publiku.

E gjithë kjo si pasojë e faktit që dyshja shihet shumë të afërt me njëri-tjetrin në disa skena ku vallëzojnë por edhe në prapaskenë.

Është e disata herë që prezantuesja e ‘DWM’, Alketa Vejsiu e ‘thumbon’ para të gjithëve Robertin se mos do bëhet xheloze bashkëshortja, Nora Istrefi.

“Nora ç’do thotë për këtë kërcim?”- ka thënë Alketa, duke vënë në siklet Robertin, i cili nuk nguron të reagojë menjëherë dhe shprehet se: “Që prej momentit që firmosa këtë kontratë, jam përfshirë në çdo performancë sepse jam artist. E përshëndes Norën dhe gocën”.

Ndryshe Roberti e ka mbyllur njëherë e mirë këtë diskutim kur tha se Leilën e konsideron si motër.

“Nëse kam një motër në Shqipëri ajo është Lei”- ka pohuar Roberti i cili e konfirmoi se me të janë vetëm miq