''Bahar'' bëhet ushtare (FOTO)

Gaye Turgut Evin është njëra ndër aktoret më të famshme në Turqi.

Ajo njihet për role të shumta në filma e seriale.

Mirëpo, aktorja turke u bë e famshme edhe në Kosovë e Maqedoni. Me rolin e saj si “Bahar” në serialin “Beni Affet”, Gaye bëri për vete shumë fansat.

Së fundmi “Bahar” në llogarinë e saj në Instagram ka publikuar disa imazhe ku shihet e veshur si ushtare.

Çfarëdo që të vesh ajo duket bukur. E sigurisht këto fotografi janë shkëputur nga ndonjë rol i saj i ri.

Kujtojmë se në jetën reale, “Bahar” është e martuar me “Ymytin”, vëllain e saj që ka në serial.