Këngëtarja shqiptare ka bërë një intervistë interesante me CNN.
Ndër të tjera, Dua është pyetur nëse e din domethënien e emrit të saj në arabisht.
Dua menjëherë ka treguar se e di, e megjithëse e tregoi edhe se çfarë do të thotë në gjuhën shqipe, ajo ka pranuar se në Kosovë thuajse të gjithë kanë kulturë muslimane.
"Kosovarët nuk e praktikojnë shumë islamin, por në përgjithësi kanë kulturë muslimane pasi ashtu janë rritur në familjet e tyre", ka treguar Dua.