Portugezi gjatë ditës së djeshme u raportuar se kishte ndarë rreth 700 mijë euro për unazat e fejesës.
Megjithatë, futbollisti nuk u ndal me këto shpenzime pasi që vazhdoi të bëjë pushime luksoze në Londër.
Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez
CR7 dhe nëna e një fëmije që i solli në jetë, e fejuara e tij, Gerogina Rodriguez kanë shpenzuar rreth 31 mijë euro për dy shishe verë, njëra prej tyre thuhet se ishte më e shtrenjta në botë.
Ai shijoi disa prej verërave më të mira, ekskluzive për një nga restorantet më të famshme të Londrës, Scott’s.
The Sun raporton se Ronaldos iu ofrua një shishe “Richebourg Grand Cru”, vera më e shtrenjtë në botë, me vlerë 20628 euro.
Cristiano Ronaldo është fejuar me të dashurën, Georgina Rodriguez, pas dy vjetësh takime
Më pas, dyshja shijuan një “Petrus Pomerol”, prodhim i vitit 1982, me vlerë 10313 euro, të cilën e lanë pa përfunduar.
Ndryshe, çifti ishte duke festuar ditëlindjen e parë të vajzës së tyre Alana Martina.