Bebe Rexhës i vidhet gjerdani në aeroport, ka një kërkesë publike

Bebe Rexha është një prej artisteve shqiptare që gëzon famë ndërkombëtare.

Bebe Rexha është vazhdimisht aktive me udhëtime në vende të ndryshme të botës, ku është aktive me koncerte dhe e pranishme në eventet që organizohen në industrinë e muzikës.

Por, në udhëtimin e saj të fundi asaj i ndodhi diçka jo e këndshme, që ia ‘theu’ zemrën.

Dikush ia ka vjedhur asaj gjerdanin me emrin e saj “Bebe”, të cilin e mbante pothuajse në çdo vend me vete.

“Zemra më është thyer. Dikush në aeroporti më vodhi gjerdanin Bebe. Nëse dikush e sheh tek vendoset në shitje në internet, ju lutem të më njoftoni. Mos e blini”, ka shkruar Bebe.