• E mërkurë / Apr-24 13:13
  • Kontakt

Vështirë ta njihni Kylie Jenner pas këtij ndryshimi

Kylie Jenner është një nga emrat më të famshëm në shoubiz.

Kylie Jenner muajt e fundit ka qenë e komentuar për të ardhurat që ka siguruar këtë vit nga linja e saj e grimit.

E cilësuar si një nga personat më të rinj në moshë që ka arritur të futet në listën e njerëzve më të pasur, Kylie vazhdon të punojë në rritjen e biznesit të saj.

Së fundi, bukuroshja ka lansuar linjën e re me produkte me rastin e festave të fundvitit, për të cilën njoftoi përmes një imazhi.

Ajo shfaqet krejtësisht ndryshe, një bjonde joshëse me flokë të gjatë, e veshur në të bardha.