Ceferin gjatë një prononcimi dhënë së fundi ka thënë se sistemi VAR mund të zbatohet në Ligën e Kampionëve nga ky raund.
Gabimet e shpeshta të gjyqtarëve në Ligën e Kampionëve kanë shtyrë UEFA-n ta përdorë këtë sistem edhe në këtë garë, pas suksesit të treguar në Kupën e Botës dhe në Serie A.
“VAR mund të përdorët nga ky raund në Ligën e Kampionëve”, ka deklaruar Ceferin.
“Brenda një javë do të përpilojmë planin përfundimtar, por më së voni do të hyjë në zbatim sezonin e ardhshëm”.