Hekuran Krasniqi publikon këngën ‘Nëntori i gurit’ (Video)

Hekuran Krasniqi e ka publikuar projektin e tij më të ri muzikor.

Pas suksesit të këngës ‘Shqiptare’ në bashkëpunim me grupin Fisnikët, Hekuran Krasniqi e ka publikuar edhe një tjetër këngë me motive patriote, pikërisht në muajin që festohen disa data të shënuara për kombin shqiptar.

‘’Nëntori i gurit’ titullohet kënga e cila vjen në bashkëpunim me Grelën dhe u realizua me një video në të cilën shihet flamuri kuq e zi.

Për tekstin e këtij projekti janë kujdesur Bedri Zyberaj dhe Hekuran Krasniqi ndërsa me muzikë dhe orkestrim është marrë po ashtu këngëtari prizrenas, Hekurani.