Elton Deda kritika për këngën ‘Kuq e zi je ti’: Infeksion rural

Kënga ‘Kuq e zi je ti’ aktualisht ka 40 milionë klikime në Youtube.

Kënga ‘Kuq e zi je ti’ nga Elvana Gjata dhe Flori Mumajesi e publikuara para tre vjetësh sot ka 40 milionë klikime në Youtube.

Ky fakt e dëshmon se dueti i dyshes është pëlqyer mjaft shumë nga publiku, mirëpo njësoj nuk mendon edhe Elton Deda.

Pas humbjes që pësoi Shqipëria kundrejt Skocisë dhe rezultati zhgënjyer ishte 4-0, Deda erdhi me një reagim në Facebook duke kritikuar këngën e Florit dhe Elvanës.

Në fakt, këngën e tyre e cilësuar si një ‘infeksion rural’, por që ka zgjedhur të mos i apostrofoj dyshen e skenës muzikore shqiptare.

“Mbas humbjes me whiskey/pirësit, dy gjëra më qetësojnë. Njëra veshët dhe tjetra sedrën. E para, që nuk do e dëgjoj më temën e muzikës së Nation League përzierë me një motiv lahute të edituar në Melodinë që për hir të së vërtetës ishte i keq bërë nga kushdo që e ka marrë përsipër”, ishin fjalët e tij.

‘’E dyta, nuk do kem më brerje ndërgjegje për fjalët që më flisnin shokët e mi për një “komplot” lojtarësh për Pannucin. Aq e ke takatin. S’ka pse mërzitesh. Ahh se harrova, dëgjoni J.S.Bach se ju shëron veshët nga infeksionet rurale’’, ka përfunduar Deda.

Kujtojmë se Shqipëria gjatë ditës së sotme do të takohet në një takim miqësor me kombëtaren e Uellsit.