Kosova do të arkëtoj një shumë të majme nëse fiton sonte ndaj Azerbajxhanit

Kosova është shumë afër ta shkruaj historinë.

Përfaqësuesja e Kosovës do të përballet sonte me Azerbajxhanin në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve në Ligën e Kombeve.

Djelmoshat tanë kanë bërë paraqitje fantastike në pesë ndeshjet e kaluar, ndërsa sonte do të japin gjithçka nga vetja që ta mbyllin fazën e grupeve në vendin e parë, por edhe të kalojnë në play-off.

Kosova është aktualisht lidere e Ligës D, Grupit 3, me 11 pikë, e ndjekur nga pas pikërisht nga Azerbajxhani me nëntë pikë.

Në rast se Përfaqësuesja jonë arrin ta fitoj ndeshjen e sontme, atëherë do të arkëtoj plot 750 mijë euro.

Por, kjo shumë do të ketë pak rëndësi për lojtarët tanë, që sonte do të kërkojnë të shkruajnë vetëm histori në stadiumin “Fadil Vokrri”.