Fansat mezi po e presin performancën e Rozana Radit në ‘Kënga Magjike’

Rozana Radi ishte fituesja e ‘Kënga Magjike 2016’ me këngën 'Ma thuaj ti'.

Këngëtarja Rozana Radi para dy vitesh rrëmbeu çmimin kryesor në ‘Kënga Magjike’.

Ajo është rikthyer sërish për të marrë pjesë në këtë festival dhe fansat mezi po e presin ditën e diel për ta parë performancën e saj.

Ishte Rozi ajo  e cila i ka publikuar pyetjet e ndjekësve dhe pothuajse të gjitha ishin për sa i përket ‘Këngës Magjike’.

Duke qenë se ajo ka një zë të mahnitshëm dhe shquhet për perfomancat ‘live’ dhe në 20 vjetorin e festivalit ka edhe kolegë të tjerë këngëtarë që janë janë të mahnitshëm në këtë fushë, gara do të jetë tejet e fortë.