Këngëtari, Stine ka qenë i ftuar ditën e sotme në emisionin radiofonik "Kafe IN".
Ai ka zbuluar shumë të pathëna rreth jetës së tij private e padyshim se flet edhe për karrierën muzikore, shkruan lajmi.net.
Artisti shqiptar tha se shumë shpejt do të largohet nga Shqipëria drejt Gjermanisë bashkë me familjen e tij.
Stine para se të largohet ka paralajmëruar edhe albumin e ri, për të cilin thotë se është një libër.
Nga ana tjetër, këngëtari ka folur edhe për të bijën ku tregoi se ndjesia e të qenurit baba e ka ndryshuar atë tërësisht.