Si rrallëherë, Adelina Tahiri shfaqet pranë bashkëshortit

Këngëtarja e njohur, Adelina Tahiri duket se po shijon jetën bashkëshortore.

Vitin e kaluar, Adelina Tahiri i dha fund beqarisë duke u martuar me avokatin më të pasur në Maqedoni, Serjozha Markov.

Çifti tashmë po shijojnë çdo moment të jetës, edhe pse këngëtarja Tahiri është kritikuar tejet shumë nga fansat e saj për diferencën që kanë në moshë.

Së fundmi, Adelina si rrallëherë shfaqet pranë bashkëshortit, të cilët duken mjaft në formë edhe pse artistja shfaqet tërësisht pa makijazh.

Në fund të muajit gusht, këngëtarja shqiptare u bë nënë për herë të parë e një djali të quajtur, Jon.