Dafina Zeqiri dhe Tayna mike të ngushta? Shikojeni çfarë bëjnë

Dafina Zeqiri dhe Tayna janë dy nga vajzat më seksi të estradës.

Dafina e cila këtë vit është rikthyer në Kosovë ka mbajtur një numër të madh të koncerteve në trojet shqiptare.

E në performancat e saj shpesh i bie të takohet me kolegët, siç është rasti me këtë të fundit kur shfaqet pranë reperes nga Prizreni, Tayna.

Edhe pse shumë nga artistet e reja janë në konkurrencë me Taynën, Dafina duket se ka raporte mjaft të mira me të.

Madje, nëse shikoni imazhet e tyre në rrjete sociale në shumicën e rasteve ato shkëmbejnë komente pozitive me njëra-tjetrën.