Sulmuesi spanjoll, Paco Alcacer, qëndrimin në Bundsligë do ta vazhdojë edhe në sezonin tjetër.
‘Kicker’ shkruan se Borussia Dortmund këtë fundjavë do të shfrytëzojë opsionin e transferimit të përhershëm të 24 vjeçarit, që ka pasur start mbresëlënës në Gjermani këtë sezon.
Kartoni i ish sulmuesit të Valencias do t’i kushtojë Borussia Dortmundit 23 milionë euro.
Kujtojmë se Alcacer u largua nga Barcelona shkaku i minutazhës së vogël, ndërsa te Dortmund ka regjistruar një start impresionues duke shënuar nëntë gola deri më tani.