VAR po përdoret në Serie A këtë edicion dhe duket se trajneri italian është i kënaqur dhe kërkon që të përdoret edhe në Ligën e Kampionëve, dhe të përdoret edhe më shumë në Serie A.
“Mendoj se janë vonuar “ ka thënë Ancelotti për “Radio Kiss Kiss” duke iu referuar futjes së VAR në Ligën e Kampionëve.
“Ka pasur disa gabime deri më tani. Nëse bën një gabim në kampionat ke kohë për të përmirësuar, mirëpo nëse penalizohesh në Ligën e Kampionëve, je i eliminuar” ka thënë Carlo.
“Them se VAR duhet të përdoret më shumë” ka përfunduar ai .
Napoli i Ancelottit ndeshjen e radhës do ta luaj kundër Chievo Verona, në kuadër të Serie A.