Këtë e ka konfirmuar edhe trajneri Pep Guardiola, i cili ka treguar se lojtari do t’i nënshtrohet një operacioni në gju, shkruan “Goal”.
Mendy operacionin “ia ka besuar” doktorit Ramon Cugats, në Barcelonë. Këtë ndërhyrje ai e bëri gjatë pauzës së kombëtareve për tu kthyer në Manchester ditën e enjte.
Francezi fillimisht ka ndjerë dhembje gjatë fitores 3:1 në derbin lokal kundër Manchester United.
Tjetër mungesë për Guardiolan gjatë sfidës ndaj Swansea do të jetë Bernardo Silva.