Bernardo Bertolucci, regjisor italian i “Last Tango in Paris” dhe ” The Last Emperior”, ka vdekur në Romë, në moshën 77 vjeçare.
Bertolucci u lind në Parma në vitin 1941 dhe në mesin filmat më të njohur të tij janë “The Conformist”, “The Dreamers”, “1900” dhe “The Sheltering Sky”.
Ai ishte fitues i dy “Oscarëve” me “The Last Emperior” dhe njihej për stilin e tij të guximshëm vizual.
Lajmin për vdekjen e tij e ka konfirmuar për “BBC” një zëdhënës i tij, i cili njoftoi se regjisori vdiq pasi vuajti nga sëmundja e kancerit.
Bertolucci mori një yll në Hollywood Walk of Fame në vitin 2008 dhe mori një çmim në “Palme d’Or” në Kanë në vitin 2011.