Arbër Zeneli arriti të shënoj het-trik në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve të Ligës së Kombeve ndaj Azerbajxhanit.
Mesfushori kosovar është lojtari më i mirë i Kosovës në fazën e grupeve, duke arritur të realizoj katër gola dhe dy asistime.
Por, ky nuk është i vetmi sukses i Zenelit në fazën e grupeve të Ligës së Kombeve, pasi ai ka arritur edhe një tjetër rekord.
Mesfushori kosovar është lojtari i tretë më i shpejtë në garën e UEFA-së.
Zeneli ka arritur shpejtësinë në 38,9 km/h, ndërsa vetëm Kylian Mbappe dhe Leroy Sane, ishin më të shpejtë se ai