Ai është dënuar për shkak se ka shkelur ligjet spanjolle që lidhen me komunikacionin.
Pique do të gjobitet me 48000 euro, pasi sot ka pranuar se ka vozitur pa poenët e licencës, shkruan “Marca”.
Mbrojtësi ende nuk ka dhënë ndonjë deklaratë pas kësaj ngjarje.
E gjithë ngjarja kishte filluar më 31 gusht, kur policia e kishte ndalur Piquen në Ciudad Conda.
Pique ishte dënuar edhe më herët nga policia, në marsin e vitit 2015, me një gjobë prej 10500 eurove.