Gruaja e ‘Kemalit’ tregon për herë të parë barkun e rrumbullakosur?

Lajmi se Burak Ozçivit i njohur si "Kemal" dhe bashkëshortja e tij Fahriye Evcen do bëhen prindër për herë të parë ka gëzuar të gjithë fansat e tyre.

Se Burak Ozçivit i njohur si “Kemal” dhe bashkëshortja e tij Fahriye Evcen do bëhen prindër fillimisht lajmi u bë i ditur nga mediat sepse çifti si gjithmonë kanë preferuar të jenë diskret.

Gjatë këtyre 5 muajve në pritje të ëmbël Fahriye është kujdesur të mos e tregojë barkun duke postuar vetëm foto të fytyrës mirëpo së fundmi mediat e kanë kapur mat duke i publikuar foto me barkun e rrumbullakosur, kështu që ajo ka vendosur të mos fshihet më.

Aktorja ka postuar në Instagram një foto ku shfaqet e veshur me një peliçe teksa tregon në profil sa shumë i është rritur barku. Mediat turke kanë zbuluar se Fahriye ka shtuar shumë kile për shkak të nepsit të shtatzënisë.