Dafina Zeqiri zbulon një pjesë të këngës së re, mund ta dëgjoni këtu

Dafina Zeqiri është shumë aktive me këngë të reja.

Dafina Zeqiri derisa po shijon suksesin e këngës së fundit, ajo po përgatit projektin e ri.

Në një video të realizuar në veturë, këngëtarja ka paralajmëruar projektin e ri, i cili është punuar nga “Cricket music”.

Në prapavijë dëgjohet kënga e re e Dafinës, e cila me shumë gjasë do ta ketë suksesin e hiteve tjera.

Kujtojmë që “A don Love?”, është dueti i fundit, të cilin Dafina e ka realizuar në duet me Noizyn.