Andres Iniesta ka zbuluar se kush e zhvilloi armiqësinë e madhe ndaj Barcelonës dhe Real Madridit.
Mesfushori spanjoll që aktualisht po luan në Kinë me Vissle Kobe, ka thënë se është Jose Mourinho, ai që i bëri armiq edhe më të mëdhenj dy klubet nga La Liga.
“Barcelona? Do ta kaloj të gjithë karrierën time atje, por unë nuk isha i gatshëm ta ndihmoja klubin 100%”, tha Iniesta.
“Rivaliteti me Real Madridin? Ishte Jose Mourinho, ai që krijoi urrejtje në mes të lojtarëve, madje edhe me lojtarët që luani në kombëtare.
“Ai ishte fajtori kryesor që nga viti 2010 e deri në vitin 2013, mirëpo tani e shoh që gjërat janë qetësuar”, ka shtuar më tej spanjolli.