Lori e zbulon: E kam një njeri në jetë që më plotëson çdo dëshirë

Lori e zbulon: E kam një njeri në jetë që më plotëson çdo dëshirë

Jashtëzakonisht e lumtur me njerëzit që ka pranë dhe me punën e saj, Loreta Kaçka u shfaq këtë javë në një intervistë për Prive përplot rrezatim.

Këngëtarja shqiptare e cila tash e një kohë jeton në Prishtinë, rrëfeu se është shumë e kënaqur me jetën e saj dhe na zbuloi ca të pathëna.

Asnjëherë më parë nuk na kishte treguar se sa e lidhur është me të vëllanë!

“Kudo që unë i vë gishtin globit, ai më çon. Kam një vëlla fantastik”, ka thënë Lori për Prive, e në intervistë ajo zbulon edhe ca gjëra të tjera për jetën e saj personale.