David Luiz, fajtori kryesor në pësimin e golave te Chelsea

Chelsea ka përfunduar ecurinë pa humbje në këtë sezon, pasi u mposht nga Tottenham në fundjavën që shkoi.

Chelsea humbur 3 me 1 ndaj Tottenhamit, ndërsa David Luiz ishte fajtor në dy golat e pësuar.

Mbrojtësi brazilian po akuzohet për 64 për qind të golave të pësuar te blutë, pasi ai nuk ishte i vëmendshëm.

“Po për 28 pikët e fituara, kush ishte meritori? Liderët nuk e kanë problem këtë, pasi ata marrin përgjegjësi në çdo ndeshje”, ka thënë Luiz.

Braziliani është duke kaluar nëpër një formë tejet të dobët në këtë sezon, por që Maurizio Sarri i ka besuar atij deri në këto ndeshje.