Jose Mourinho ka thënë se lojtarët e tij do të ishte mirë të qëndronin në shtëpi dhe ta shikonin Manchester Unitedin në televizor nëse nuk mund ta përballojnë presionin e të luajturit në Old Trafford.
Barazimi pa gola i së shtunës ndaj Crystal Palacet do të thotë se Unitedi ka fituar vetëm tri nga nëntë ndeshjet e zhvilluara në Old Trafford këtë sezon.
Në dy ndeshjet e Ligës së Kampionëve, të parën ndaj Valencias barazoi pa gola ndërsa kundër Juventusit pësoi humbje. Në dy ndeshjet Unitedi dështoi të shënonte gol.
Sonte anglezët përballen me Young Boys dhe synojnë të shmangin rekordin e zi prej tre ndeshjeve pa gola në Old Trafford, për herë të parë në histori të klubit.
“Nëse keni presion qëndroni në shtëpi. Kur them ‘shtëpi’ nuk po them në stadium. Po them tamam në shtëpi dhe shikojeni ndeshjen në TV”, ka thënë Mourinho.
“Mendoj se do të ishte mungesë respekti për stadiumin dhe fansat që të them se preferojmë të luajmë si mysafirë sesa vendas. Totalisht refuzoj të them këtë. Preferoj të luajmë në shtëpi sesa të shkojmë në Bern”, ka thënë veç të tjerash trajneri portugez.