Ndahet nga jeta krijuesi i filmit të animuar SpongeBob

Krijuesi i filmit të animuar SpongeBob SquarePants, Stephen Hillenburg ka vdekur në moshën 57 vjeçare....

Lajmi u konfirmua nga Nickelodeon, i cili ka transmetuar seri shumë të famshme të karikaturës që nga viti 1999

Në një deklaratë, kompania tha se shkaku i vdekjes së Hillenburg ishte sëmundja neurone motorike (e njohur edhe si ALS) – një gjendje që ai zbuloi se ai ishte diagnostikuar në marsin e kaluar.

“Ne jemi të trishtuar të ndajmë lajmin për vdekjen e Stephen Hillenburg, krijues i SpongeBob SquarePants,”, tha Nickelodeon.