Portieri i Real Madrid, që në ndeshjet e fundit ka fituar vendin e startuesit te Los Blancos, ka thënë emrat e tre portierëve më të mirë në botë.
Sipas reprezentuesit belg, Ter Stegen Alisson dhe Jan Oblak, janë portierët më të mirë në botë sot.
“Ter Stegen, Alisson dhe Oblak”, u përgjigj Courtois në pyetjen për portierët më të mirë në botë, përcjell ‘lajmi.net’.
“Ata të gjithë janë portierë të mirë, por nuk mund të them se kush është më i miri”.
Courtois ishte në portë edhe në ndeshjen e fundit të Ligës së Kampionëve, ku Real Madrid mundi 2:0 në udhëtim Romën.